Agjencia amerikane kritikon spotin qeveritar: Po trembni turistët

Agjencia amerikane kritikon spotin qeveritar: Po trembni turistët

97
0
Shares

Fushata e re për turizmin në Shqipëri, e publikuar së fundmi nga ministria e Turizmit, nën sloganin “Rrëmbehu nga Shqipëria” duket se ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja për kuptimin që mbart në vetvete.

Media ndërkombëtare online “Quartzy” e cilëson si jo të përshtatshëm sloganin dhe videon e publikuar në faqen zyrtare së kësaj ministrie, pasi sipas saj nuk është në favor të vendit të tërhiqet vëmendja duke përmendur trafikimin njerëzor.

“Dikush mund të mendojë se bordi i turizmit në Shqipëri po shpreson të ketë famën virale që mori lituania me sloganin ‘Pika G e Europës’, apo Tajlanda me sloganin ‘Hapuni ndaj hijeve të reja’, që u shndërruan në sukses të madh dhe tërhoqën vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Por nëse slogan i ri i turizmit në Shqipëri do të sjellë më shumë turistë, kjo mbetet e hapur për debat”.

Sipas “Quartzy” një slogan i tillë duket se ka lidhje me reputacionin e Shqipërisë sa i përket aktivitetit kriminal dhe patjetër i referohet filmit të realizuar në vitin 2008 “Taken” ku merr pjesë aktori Liam Neeson në rolin e një babai që kërkon dëshpërimisht vajzën e tij, të rrëmbyer nga trafikantët shqiptarë.

“Ju mund të supozoni se bordi i turizmit të vendit zgjodhi ‘Rrëmbehu nga Shqipëria’ pa menduar për kuptimin e dyfishtë: Ata donin që ju të “rrëmbeheni” nga bregdeti i mrekullueshëm i vendit dhe banorët mikpritës, jo të kujtoni rrëmbim, trafikun seksual, kriminelët ose rrjetet e krimit të organizuar. Megjithatë, Shqipëria shpreson të tërheqë 10 milionë vizitorë në vit”, shkruan “Quartzy”. Nëse viziton faqen e ministrisë së turizmit e kupton qartë se kujt i referohet një slogan i tillë, i shoqëruar nga një video. Gjithashtu kjo është një përpjekje për ta bërë aktorin Liam Neeson të vizitojë Shqipërinë dhe të ndryshojë mendim duke u rrëmbyer nga bukuritë e vendit.

“Hey Liam! Ti i ke bërë njerëzit e të gjithë botës të mendojnë se shqiptarët janë kriminelë, keqbërës dhe rrëmbyes. Merr avionin se do të rrëmbehesh nga Shqipëria!”, thuhet ne video.

Megjithatë, teksa “Quartzy” e quan videon si të realizuar mirë, përfshirë këtu edhe pamjet me dron, shkruan se realisht krimi i organizuar dhe trafikimi i qenieve njerëzore mbeten ende problem serioz në Shqipëri duke përmendur edhe një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit të vitit 2018 se Shqipëria vazhdon të jetë një vend burimi dhe tranziti ku burrat, gratë dhe fëmijët bëhen subjekt ndaj trafikut seksual dhe punës së detyruar.

Shkrimi i plotë në anglisht i “Quartzy”: https://qz.com/quartzy/1572264/the-tourism-campaign-be-taken-by-albania-invites-taken-actor-liam-neeson-to-visit/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY