Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me qytetarët e Cërrikut nga ku dha mesazhe të qarta për kryeministrin Edi Rama.
Kryetarja e LSI-së, para mbështetësve të LSI-së, Kryemadhi tregoi se para zgjedhjeve qendrore të vitit 2017 se kryeministri Edi Rama i kishte kërkuar për gjashtë muaj rrjesht që të bënin koalicion politik.
“Ne nuk pranuan sepse nuk mund të pranonim të mbulonim erën e keqe që kishte marrë qeveria. Po u bëre me qelbësirën, erë qelbësirë do të vish.”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi foli edhe mbi atë çfarë do të ndodhte pas vendimit për djegien e mandateve të deputetit.
“Një nga diskutimet më të mëdha është: po tani çfarë do të ndodhi? Përgjigjia është shumë e thjeshtë. Ne nuk duam as pushtet dhe as të themi që të bëjnë siç duam ne. kërkojmë vetëm daljen para përgjegjësisë të atyre që blenë vota me krimin e organizuar. Reforma zgjedhore është zgjidhja e dosjeve 339 dhe 184,” tha Kryemadhi.
Ajo theksoi se dosjet 339 dhe dosja 184 mbajnë peng Parlamentin dhe integrimin europian.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/