Kastriot Skënderaj nuk është më drejtor i policisë së Tiranës. Lirimin e tij nga detyra që po përflitet në portale prej dy ditësh e ka konfirmuar pasditen e sotme Sandër Lleshaj.
E këtu Ministri i Brendshëm si duket ka gjetur dhe alibinë, duke e lidhur me përplasjet e sotme të banorëve tek “Petro Nini”.
“Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur. Nuk mjafton që Policia të jetë ligjërisht në rregull. Prej saj kërkohet më shumë. Ajo duhet të jetë dhe me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut. Jo si sot, tek rruga e shkollës “Petro Nini”!”
Kastriot Skënderaj është emëruar në kryje të Policisë Tiranë, në muajin shkurt të 2018-së. Një vit më pas ai është shkarkuar nga detyra.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/