FOTO/Terror dhe tensione tek “Petro Nini”, familjarët ‘luftojnë’ për shtëpitë e tyre

FOTO/Terror dhe tensione tek “Petro Nini”, familjarët ‘luftojnë’ për shtëpitë e tyre

194
0
Shares

Dhjetëra force policie u vendosën varg para një shtëpie e cila u kthye në arsyen kryesore të  gjendjes së rëndë shëndetësore të banorëve që jetojnë në të.

Bëhet fjalë për një shtëpi e cila ndodhet në zonën e Petro Nini Luarasit, aty ku mëngjesin e sotëm, banorët u shtrinë në rrugë për të mos lejuar shembjen e saj.Mësohet se policia ka shoqëruar 3 persona në Komisariat.

Sipas njërit prej familjarëve, toka mbi të cilën ndodhet banesa e tyre është e shtetit.

Ish-pronarit, që sipas tij ka siguruar një vendim gjykate për të marrë pronën i është kthyer ajo padrejtësisht. Sipas zotërisë, bëhet fjalë për një pronë të sekuestruar në vitin 1939.

Në këtë banesë jetojmë prej 70 vitesh. Toka e banesës ku banojmë është e shtetit. Nuk i është marrë në vitin 1944. Ai e ka marrë pa procesverbal, ka marrë 10 mijë metra. Këtij i është sekuestruar në 39 prona nga italianët, jo në vitin 1944. Le të sjellë një dokument të vetëm që iu është sekuestruar prona në 44 dhe unë e liroj shtëpinë”,- thotë pronari.

Ajo që e rëndon situatën është prania e fëmijëve të cilët janë traumatizuar dhe nuk largohen nga vendi i ngjarjes në mbështetje të prindërve të tyre.

Prej disa orësh janë tre familje që po bëjnë rezistencë duke mos lejuar  që përfaqësues të Zyrës së Përmbarimit  të ekzekutojnë vendimin e gjykatës i cili është në favor të Aleksandër Gavocit.

Banorët nuk pranojnë të largohen nga banesa pasi thonë se vendimi i Gjykatës i cili i nxjerr jashtë ata është marrë me dokumente të falsifikuara.

Po ashtu ata akuzojnë Aleskandër Gavocin (emër të pretenduar nga ata) për shkelje kontrate. Sipas tyre ai u ka premtuar apartamente për të jetuar dhe kompensim për 230 metra katror, por kjo nuk ka ndodhur dhe ai vetëm i gënjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY