VIDEO/Pamjet nga tmerri i 300 pasagjerëve në linjën Stamboll-Nju Jork

VIDEO/Pamjet nga tmerri i 300 pasagjerëve në linjën Stamboll-Nju Jork

140
0
Shares

Të paktën 30 persona mbetën të lënduar, për shkak të turbulencave në një avion të “Turkish Airlines”, teksa udhëtonin nga Stambolli për në New York. Turbulencat u krijuan 45 minuta para mbërritjes në aeroportin “John F. Kennedy” dhe zgjatën për të paktën 10 minuta.

Mes pasagjerëve ishte edhe shqiptari Sead Nikaj. Ai tha se udhëtimi për 9 orë ishte i qetë. Por, ndërsa aeroplani po kalonte mbi Maine, nisen turbulencat e forta. Shqiptari tregon se pa një grua të ulur pranë tij të fluturojë nga sedilja e saj. Maskat e oksigjenit ranë nga tavani. Njerëzit nisen të bërtisnin, siç raporton The New York Times”.

“Për rreth 10-15 minuta, gjendja ishte e tmerrshme dhe menduam vdekjen. Pashë pasagjerë të gjakosur”. “Unë thashë “O Zot me ndihmo”, tregon ai per mediat e huaja.

Të lënduarit u dërguan menjëherë në spital dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Një stjuardese gjithashtu ka marrë fraktura në një këmbë. Boing 777 udhëtonte me 326 pasagjerë dhe 21 pjesëtarë të ekuipazhit në bord.
Megjithatë, autoritetet kanë bërë të ditur se aktivitetet në aeroportin “John F. Kennedy” kanë vijuar normalisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY