Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRA/ Heroinë nga Turqia e Shqipëria në Itali, pranga 16 shqiptarëve

10/03/2019
DOSJA-RETRO/ Të arrestuarit e “Kompas” trafikuan 75 kg drogë, përdornin  prostituta si korriere

Foto Ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

20 persona kanë përfunduar në prangat e policisë italiane të akuzuar për importin, posedimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës, përfshirë marihuanë, kokainë dhe heroinë.

Midis të arrestuarve, 16 janë shqiptarë, disa prej të cilëve jetojnë në Leçe, një turk dhe tre italianë nga Salento.

Tre italianët e arrestuar janë, përkatësisht Marco Franchini, 44,  Fabio Marzano, 50 vjeç, dhe Salvatore Giovanni Pacifico, 52 vjeç.

Sipas dokumenteve të hetimit, të cilat nisin në vitin 2014, Marzano dhe Franchini janë pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës heroinë dhe marihuanë, që ka vepruar jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri, Turqi dhe Holandë.

Ata shpërndanin drogë në Leçe, Salento, Lazio, Lombardia dhe Emilia Romagna.

Në veçanti, sipas hetimeve, shtetasi turk Hizir Civilek,77 vjeç, me bazë në Brindisi, kujdesej për kontaktet me furnizuesit në Turqi, për të bërë transferimin e drogës në Itali. Shqiptari Ermir Daci, 47 vjeç, konsiderohej si një pikë reference organizative në Lombardi. Ai shpërndante heroinën e ardhura nga Turqia përmes Adriatikut për në Saronno me bashkëpunëtorët e tij.

Hetimet nisën kur italiani Marzano u kap në makinën e tij më 18 shtator 2014, duke transportuar më shumë se 1 kg heroinë.

Për hetuesit, kjo ishte vetëm një pjesë e drogës që mbërriti në portin e Ankonës tetë muaj më herët nëpërmjet një makine nga Turqia.

Ndërsa Pacifico akuzohet se ka mbajtur 53 kg marihuanë si dhe armë dhe municione, duke u dënuar me rreth 5 vite burg, shkruajnë mediat italiane.

Përveç tyre, para drejtësisë, pritet të dalin edhe shqiptarët Leonardo Aliu, 41 vheç, Engjellushe Arapi, 57 vjeçe, Hasan Bibi, 34 vjeç, i dëbuar më herët nga Italia.

Gjithashtu, pjesë e grupit janë edhe shqiptarët Auro Dule, 40 vjeç, Gentian Dule, 33 vjeç, Piro Hyskaj, 60 vjeç, të tre nga Vlora me banim në Leçe, Gentian Katreli i quajtur “Genti”, 44 vjeçar nga Durrësi, me banim në Leçe, Gëzim Kritha, i njohur “Gino”, 50 vjeç, nga Vlora, Abil Jaupi, i njohur si “Baci”, “Kadir”, “Habib”, 51 vjeç, nga Vlora; Revalid Lika, 36 vjeç, nga Vlora, Isak Muhameti, 29-vjeç, nga Vlora, Genti Mezini ose Gentian Mezinaj, 41 vjeç, nga Vlora, Jorg Naci, i quajtur “Mili”, 42 vjeç, si dhe Dario Profka, 29-vjeç, po nga Vlora, por me vendbanim në Leçe.

Tags: arrestohenarrestohen shqiptaretheroineitali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Dy ambasadorë në Tiranë i kujton Ramës sërish imunitetin pavarësisht mbledhjes në Bruksel

Dy ambasadorë në Tiranë i kujton Ramës sërish imunitetin pavarësisht mbledhjes në Bruksel

27/05/2026
Rama, Kos dhe Raouna, me gazetarët në Bruksel: Do i ngjitemi Korabit apo Kullës Eifel në 2028

Rama, Kos dhe Raouna, me gazetarët në Bruksel: Do i ngjitemi Korabit apo Kullës Eifel në 2028

26/05/2026
Në SPAK deputeti Ergys Çyrbja. U akuzua tri vite më parë

Kryeministri trondit, dekoroi ish deputetin Jurgis Çyrbja, bashkëpunëtor i Altin Hajri

26/05/2026
Rama në Bruksel për takimin ndërqeveritar me BE: Moment shumë i rëndësishëm!

Rama në Bruksel për takimin ndërqeveritar me BE: Moment shumë i rëndësishëm!

26/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dy ambasadorë në Tiranë i kujton Ramës sërish imunitetin pavarësisht mbledhjes në Bruksel

Dy ambasadorë në Tiranë i kujton Ramës sërish imunitetin pavarësisht mbledhjes në Bruksel

27/05/2026
Rama, Kos dhe Raouna, me gazetarët në Bruksel: Do i ngjitemi Korabit apo Kullës Eifel në 2028

Rama, Kos dhe Raouna, me gazetarët në Bruksel: Do i ngjitemi Korabit apo Kullës Eifel në 2028

26/05/2026
Në SPAK deputeti Ergys Çyrbja. U akuzua tri vite më parë

Kryeministri trondit, dekoroi ish deputetin Jurgis Çyrbja, bashkëpunëtor i Altin Hajri

26/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.