“Paratë e shqiptarëve i janë paguar firmës së Zotos”, ish-deputetja: Ja pse...

“Paratë e shqiptarëve i janë paguar firmës së Zotos”, ish-deputetja: Ja pse po protestojnë fierakët

103
0
Shares

Ish-deputetja Jorida  Tabaku ka dhënë një ndër arsyet se pse qytetarët fierakë janë duke protestuar ditën e sotme, në kushtet ku aty po ndodh një krim ekonomik. Ajo i referohet inceneratorit të Fierit që do të ndërtohej në fshatin e Verrisë.

Sipas saj, janë paguar nga buxheti i shtetit 16 mln euro dhe ndërkohë akoma nuk po hidhet as edhe një tullë.

Fshati po zbrazet, njerëzit po ikin, paratë e shqiptarëve i janë paguar firmës së Klodian Zotos por nuk ka shenjë të fillimit të këtij projekti” , shkruan ish-deputetja në rrjetet sociale.

POSTIMI I PLOTE

Kur Rama kthehet në vendin e krimit!

Inceneratoret janë një nga aferat korruptive më të mëdha të kësaj qeverie, 178 mln euro pa tender, me procedura antiligjore dhe tërësisht korruptive, të falura një kompanie pa eksperience, me aksionerë offshore, pa punonjës e lidhur me pushtetin. Një rast aq evaziv saqë edhe Zëri i Amerikës, që kryeministri e ka pagëzuar tanimë si “kazan” ka folur për të.

Për ta kuptuar se sa korruptive është procesi i dhënies së lejeve inceneratore mjafton të përmendim se 17 vkm janë dhënë brenda një dite. Për të grabitur para publike që kanë shkuar dhe do të shkojnë në xhepat e Klodian Zotos (por edhe kush fshihet pas tij).

Kush ka dyshime për krimin ekonomik (por edhe atë mjedisor) le të shohë inceneratorin e Fierit, që do të ndërtohej në fshatin e Verrisë. Janë paguar nga buxheti i shtetit 16 mln euro dhe akoma nuk po hidhet as edhe një tullë. Fshati po zbrazet, njerëzit po ikin, paratë e shqiptarëve i janë paguar firmës së Klodian Zotos por nuk ka shenjë të fillimit të këtij projekti.

Projekti i inceneratorëve në Fier rezulton të jetë fantazmë, ama në Tiranë po realizohet duke u shndërruar në barrë për gjithëkënd. Prandaj kontratat e inceneratorëve do të jenë nga të parat që do te jetë subjekt i ligjit antimafia. Kushdo që ka firmosur, përfituar dhe punuar në dëm të buxhetit dhe qytetarëve do të vihet para ligjit. Fondet do të shkojnë për komunitetin!

Rama fatkeqesisht kudo qe shkon vetem krim shkakton kete here ekonomik e mjedisor.

Fieraket prandaj protestojne sot e do protestojne dhe me 16 Mars!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY