Noizy dhe Oriola Marashi kanë qenë gjithnjë të komentuar për shoqërinë e tyre që nisi 2 vite më parë.
Dyshja shiheshin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe u tha se Oriola do të publikonte një këngë që do të mbante markën e OTR, por fansat janë ende në pritje.
Mirëpo mes Noizyt dhe Oriolës duket se ka ndodhur një sherr dhe për këtë u komentua gjatë në media pasi ata hoqën njëri-tjetrin në Instagrami dhe Oriola fshiu nga BIO se është anëtare e OTR-së. Por gjërat janë rregulluar dhe ata nuk i kursejnë komentet më njëri-tjetrin në Instagram.
Së fundmi reperi ka publikuar një foto shumë interesante ku shfaqet vetëm në breg të detit dhe shkruan: “A kishe ardh me mu?”.
“Dihet ajo, s’ka nevoj me pyt LAL”, i shkroi Oriola dhe Noizy ia ktheu “Laloooooo”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/