Ashtu si fotot dhe videot që e pikturojnë diktatorin e Koresë së Veriut si njeriun më të dashur nga gratë koreane, po i njëjti skenar është parë këtë 8 mars, në ditën kur janë gratë ato që protestojnë për të drejtat e tyre.
Pyetja që i duhet shtruar Ramës dhe “manisë” së tij për të qenë kurdo i pranishëm në media është e thjeshtë… a e kupton kryeministri se po sillet njësoj si lideri i Koresë së Veriut?
Pamjet thonë të kundërtën.
Rama veproi njëjtë si Kim Jong Un, me ndryshimin e vetëm se ngarja ka ndodhur në Fier, atje ku kryeministri i krijoi mundësi grave të qytetit që në vend të protestës… të kërcenin me të.
Madje gjatë thirrjes së tij për valle, Rama u kërkon grave në sallë që të “mos e shqyejnë”, një akt që duhet të ndodhe në Korenë e Veriut, kur lideri është fare pranë. Shqiptarët ende e kujtojnë kohën kur Enver Hoxha u dilte përballë dhe nëse nuk do ta “shyqenin”, do të tregonin se nuk donin “aq sa duhet” udhëheqësin e madh.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/