Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një personi ditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në Durrës.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë përplasur një motorciklete dhe një këmbësor.
Informacion Paraprak.
Më datë 08.03.2019, në aksin rrugor Sukth -Kullë, shtetasi B.T., 18 vjeç , duke drejtuar motoçikletën e tij, është përplasur me shtetasin këmbësor H.P., 80 vjeç , banues në Sukth.
Për pasojë janë aksidentuar dhe ndodhen në Spital drejtuesi i motoçikletës, pasagjeri i tij shtetasi V.L., 18 vjeç si dhe shtetasi këmbësor H.P., i cili ka ndërruar jetë në Spital.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/