Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KLSH kërkoi shkarkimin e tij, Balluku i dha postin e rëndësishëm

08/03/2019
Projekti i Unazës së Madhe, Balluku: Nuk anulohet, askush s’mund të marrë peng Tiranën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dritan Spahiu i emëruar pak ditë më parë drejtor i Albpetrol nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku është kërkuar të shkarkohet nga KLSH.

KLSH rekomandoi marrjen e masës deri në shkarkimin e drejtorit të Hidrokarbureve por ministrja Balluku vendosi ta ngrejë në detyrë duke e vendosur drejtor të Albpetrol.

Cfarë është konstatuar?

Në raportin e hartuar në tetorin e vitit 2018 thuhet se në Drejtorinë e Marrëveshjeve të Hidrokarbureve në Albpetrol ku titull ishte Spahiu janë konstatuar parregullsi të dukshme dhe projekt programet nuk janë kryer në studime dhe reflektime reale por kryhen në mënyrë sipërfaqësore.

“Nga shqyrtimi i projektprogrameve të dërguar nga Qendrat e Prodhimit konstatua në pjesën më të madhe se këto programe nuk argumentonin me shpjegime dhe llogaritje të kontrollueshme shpenzimet që kërkonin.

Në pjesën më të madhe të projektprogrameve ishin paraqitur tabela me sasi të hekurit, saraçineskave, tubave, llamarina, profile hekuri, materiale hekuri si dhe shpenzime për riparime pa pasur detaje se çfarë do të bëhej me këto materiale si dhe cilat objekte do të riparoheshin si dhe pa situacionet përkatëse” thuhet në relacionin e KLSH-së.

Madje shtohet se programimi me rezerva jo i argumentuar dhe i pabazuar në llogaritjet e kontrollueshme dhe të besueshme ka sjellë që këto të dhëna financiare teknike që merr drejtimi i shoqërisë për vendimmarrje të mos favorizojë shfrytëzimin maksimal të kapaciteve të Albpetrol.

Si pasojë nuk janë evidentuar përgjegjësit për mos realizimin e të ardhurave në prodhimin e naftës në sasinë 12 mijë 742 ton me vlerë rreth 363 milionë lekë.

Parregullsitë janë konstatuar dhe në kontratat e shitjes. Produkti është llogaritur sipas parashikimeve të kontratave të hidrokarbureve por që nuk është lëvruar fizikisht në depozitat e Albpetrol.

Drejtimi i shoqërisë është justifikuar se për arsye të mospasjes së kapaciteteve magazinuese ose arsye të marrëdhënieve me shoqërinë nënkontraktore nuk është bërë e mundur tërheqja e produktit nga të tretët por KLSH shprehet se drejtimi i shoqërisë në këtë situatë duhet të merrte masat për shitjen e të gjithë produktit që është detyruar të magazinojë në shoqëritë kontraktore përkatëse.

Ndaj sipasojë e këtyre veprimeve apo mos veprimeve nuk kanë hyrë të ardhura nga shitja e naftës bruto në llogari të Albpetrol.

Tags: albpetrolballukuemerimiklshkreushkarkimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Gazment Bardhi: BE i vendos 34 kushte Shqipërisë, pengesa për integrimin është Edi Rama

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.