Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

I anuluan rinovimin e lejes së qëndrimit në Shqipëri, gazetarja britanike: Shkak shkrimet kritike për situatën e vendit

07/03/2019
I anuluan rinovimin e lejes së qëndrimit në Shqipëri, gazetarja britanike: Shkak shkrimet kritike për situatën e vendit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ditën e djeshme, gazetarja dhe blogerja britanike, Alice Elisabeth njoftoi se nuk do të mund të qëndronte më në Shqipëri, e kjo për shkak se nuk i kanë rinovuar lejen e qëndrimit.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Alice Elisabeth Taylor tha se dyshonte që anullimi i procedurave për leje qëndrimin e saj erdhi befas pas shkrimeve kritike si gazetare. Zyrtarët pohuan se po e verifikojnë rastin, por ende nuk kanë dhënë detaje.

Gazetarja britanike Alice Elizabeth Taylor thotë se qeveria shqiptare nuk i përtëriti lejen e qëndrimit në Shqipëri për shkak të punës së saj si gazetare. Ajo jeton në Shqipëri prej një viti e gjysmë, u fejua me një djalë vendas dhe pret të lindë një vajzë nga kjo lidhje. Por tani thotë se qeveria i anuloi rinovimin e lejes së qëndrimitpër shkak të punës si gazetare.

“Unë dorëzova gjithë dokumentat sipas procedurës së ligjshme. Ata më thanë se janë në rregull, se kishin gjithçka që duhej dhe se gjithçka ishte shkëlqyer. Bëra edhe pagesën, që ishte hapi i fundit i procesit. Ata më thanë se gjithçka është OK, dhe se mund të shkoja pas dy javësh të merrja dokumentat. Nuk shoh arsye pse një procedurë standarte me vazhdim të rregullt të prapsohet me një urdhër nga lart pak ditë më pas. Procedura e leje qëndrimit tim u anullua nga një zyrtar më i lartë se ai i zyrës së emigrimit” – tha gazetarja Taylor.

Por çfarë shkroi Alisa Tejlër në shkrimet e saj?

“Unë shkrova për lidhjet korruptive që dolën në përgjimet e publikura nga “Zëri i Amerikës” me telefonata gjatë zgjedhjeve të kaluara. Shkrova për protestat e opozitës dhe për tenderat e dyshimta, shkrova për dëmtimet e mjedisit, – tha gazetarja Taylor.
Alice thotë se ka raportuar vetëm fakte, jo komente, por pas kësaj ajo dhe familja e saj u goditën me gënjeshtra nga disa portale që mbështesin qeverinë. Kjo përkoi me kohën kur aplikoi për të përtëritur lejen e qëndrimit. Nuk ishte aspak e lehtë të shkonte nëpër zyra, sepse është shtatzanë dhe për 3 muaj ishte shumë sëmurë. Por zyrtarët i thanë se nuk kishte problem, se mjaftonte një certifikatë mjekësore.

“Kam zgjedhur të jetoj këtu, kam familjen dhe fëmijën tim këtu. Kam bërë qindra shkrime pozitive ër Shqipërinë, por kam po ashtu të drejtën të kritikoj; unë kritikoj sepse dua më të mirën për vajzën time, familjen dhe miqtë e mi dhe nuk mendoj se problemet mund të zgjidhen duke i lënë ato mënjanë – tha gazetarja Taylor.

Alice ka bërë shumë shkrime për të promovuar Shqipërinë dhe turizmin këtu. Ajo organizon komunitetet e banorëve të pastrojnë zonat turistike dhe bashkë me ta ka hequr tonelata plehra nga plazhet. Por këtyre detyrave qytetare, ajo thotë se e ndjen detyrë si gazetare që të shkruajë për gjërat që nuk janë të padrejta, si kanioni i Holtës dhe hidrocentrale të tjera që po dëmtojnë lumenjtë.

Ajo qëndron tani në Shqipëri në mënyrë të paligjshme dhe duhet të largohet, për t’ia nisur gjithë aplikimeve nga fillimi në zyrën e emigracionit. Një raport mjekësor thotë se Alice nuk mund të udhëtojë për shkak të ndërlikimeve të shtatzanisë.

Ndërkohë që gazetarja Alis është në pritje të dokumentave nga zyrat shtetërore, edhe “Zëri i Amerikës” u interesua për të pranë autoriteteve. Zyrtarë të ngarkuar për marrëdhëniet me shtypin pranë policisë dhe pranë ministrisë së punëve të brendshme thanë se do të merrnin informacion për këtë rast dhe mund të kishin një reagim sqarues më vonë./Zëri i Amerikës

Tags: debohetgazetarja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.