Dhuna në spitalin e Lezhës, thirrja e ish-deputetit: Mos i prekni mjekët!

Dhuna në spitalin e Lezhës, thirrja e ish-deputetit: Mos i prekni mjekët!

346
0
Shares

Pas ngjarjes të rëndë në spitalin e Lezhës ka ardhur reagimi i ish-deputetit Bardh Spahia.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-deputeti kërkon që organet ligjzbatuese të veprojnë sa më shpejt për të ndëshkuar autorët.

Spahia thotë se këto ngjarje tregojnë se nga shteti nuk ka asnjë veprim dhe masë për të siguruar mjekët në detyrë.

REAGIMI I PLOTE

MOS I PREKNI MJEKET!

Një tjetër mjek goditet për shkak të detyrës! Mjeku dermatolog Zef Doda është goditur sot në spitalin rajonal të Lezhës, teksa bënte detyrën e tij! Nga goditjet ka pësuar frakturë të nofullës e dëmtime të tjera, që kërkojnë trajtim të specializuar në spitalin e traumës në Tiranë. Ky akt skandaloz që vjen në mënyrë të përsëritur në disa qytetet të vendit, tregon se sa të pasigurtë janë mjekët në punën e tyre e sa të pambrojtur nga qytetarë të papërgjegjshëm!

Duke i shprehur solidaritetin kolegut Doda, por edhe të gjithë trupës së mjekëve, infermierëve e punonjësve të shëndetësisë që punojnë në kushte pasigurie, u bëj thirrje me forcë e urgjencë organeve ligjzbatuese për veprim sa më të shpejtë e strukturave përgjegjëse, ministrisë së shëndetësisë e policisë së shtetit t’u sigurojnë paprekshmërinë e mjekëve, në ushtrimin e profesionit të tyre fisnik! Përsëritja e këtyre akteve, tregon se nuk ka një veprim nga shteti e kjo është shumë e rëndë!

Në këtë vend të sigurtë e me mbrojtje shtetërore  ndihen vetëm kriminelët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY