Dje në Kakavijë u arrestua një shtetas i huaj dhe sot kanë dalë detajë të reja në lidhje me ngjarjen.
Mësohet se personi i arrestuar është nga Ukraina dhe quhet Maryan Yatsula 28 vjeç.
Mëngjesin e datës 3 mars ai është paraqitur me dokument udhëtimi me pasaportë greke me emrin Dimitrios Kantzelis dhe gjatë verifikimit në Interpol kjo pasaportë rezulton e vjedhur dhe i përket një shtetasi tjetër grek.
Raportohet se gjatë verifikimeve të pasaportës 28-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e policisë kufitare në vijën e dytë ,duke tentuar të largohet por është arrestuar prej tyre në flagrancë.
Vetëm në momentin kur shenjat e gishtave u futën në sistem u arrit identifikimi i tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/