Sherri me Blushin, negociatat me Vjollcën ndaluan largimin e Arbana Osmanit

Sherri me Blushin, negociatat me Vjollcën ndaluan largimin e Arbana Osmanit

139
0
Shares

I papritur ishte lajmi se Arbana Osmani ishte larguar nga Top-Channel duke braktisur vendin nga ku ajo startoi karrierën e saj.

Burimet konfirmuan sherrin mes saj dhe drejtorit Ben Blushi, ndërsa mësohet se Arbana nuk është larguar, por vazhdon të jetë ende aty.

Arsyet e konfliktit nuk dihen, por burime nga Top Channel, bëjnë me dije se rregullat e reja që drejtori Blushi ka vendosur, nuk i shkojnë shumë për shtat Arbanës, e cila është ndër ikonat e këtij televizioni.

Sipas Gazetës Shqiptare, kanë qenë negociata të gjata me stafin drejtues për të bindur moderatoren të vijojë punën e saj si moderatorja e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”. Burimet bëjnë me dije se ka qenë edhe ndërhyrja e vetë Vjollca Hoxhës, ajo që e ka bindur Arbanën të vijojë formatin aq të dashur për shqiptarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY