‘Kërkon falje si helmoi gjysmën e Tiranës’, Vasili: Lleshaj armiku i qytetarëve

‘Kërkon falje si helmoi gjysmën e Tiranës’, Vasili: Lleshaj armiku i qytetarëve

134
0
Shares

Në një reagim të fundit, ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka ironizuar letrën e ndjesës së Ardi Veliut ndaj bizneseve që ishin para godinës së  Parlamentit.

Vasili thotë se ministri Lleshaj është shfaqur si armik i ligjit dhe shumë qesharak në ato që thotë pas veprimeve të tij.

Vasili nuk kursen as ironinë për të, ndërsa thotë se urrejtja ndaj tij dhe veprimeve të policisë do të jetë e gjatë.

REAGIMI I VASILIT

Policia kërkon falje për helmin, ndërsa Lleshaj na flet për ligjin, tamam si një armik i qytetarëve.

Ministri Lleshaj është shfaqur si një armik i ligjit dhe qesharak tragjik në idiotesitë që thotë.

Policia e Lleshajt kërkon ndjesë edhe me leter me shkrim bile, sepse helmoi gjysmën e Tiranës.

Kurse Lleshaj thote se paska zbatuar ligjin.

Po Rezoluten e BE per dhunen e policisë e lexon ky i marrë dhe injorant.

Apo shqiptarët nuk janë europiane, nuk janë njerëz.

Budallëku kriminal i ministrit është në kulmin e vet, sepse ndërsa policia e tij pranon publikisht krimin e helmimit të mijra qytetarëve, ky i çmendur duke përdhosur detyrën na thotë se zbatoi ligjin.

Ky ministër armik i qytetarëve, ka mjaft pararendës, që kanë pasur një fund të hidhur.

Mbi këtë ministër rendon shendeti i dëmtuar dhe toksikacioni neurologjik, kardiorespirator dhe metabolik i mijra qytetareve të helmuar të trajtuar si armiq.

Pasojat e demtimeve mbi shendetin janë të rënda dhe afatgjata.

Por edhe po kaq afatgjatë do të jetë edhe urrejtja e mijra njerëzve mbi këtë ministër, që as për hipokrizi nuk shpreh pendesë apo së paku të bëjë atë që beri policia për të larë gojën.

Ky Lleshaj, Ministër i Brendeshëm i 26 shkurtit 2019 njëlloj si ata të 2 Prillit 1991 nuk kanë mundur të ndalin absolutisht asgjë, por thjesht kanë damkosur e përdhosur perjetësisht vehten dhe partitë, që i kanë vendosur, si dhe kanë e do të kenë përjetësisht një llogari të hapur me qytetarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY