Kjo është një video e publikuar në mediat italiane, të cilat tregojnë manovrat e çuditshme të shoferit për të dalë nga situata.
Ajo që është më interesante, është se ai që e drejton automjetin është një shqiptar. Në video duket se është një rrugë e drejtë me dy korsi dhe shqiptari dëshiron të kthehet mbas.
Në atë moment, 50-vjeçari hap krahun dhe pret që të kthehet, por thjesht futet në korsinë tjetër që kishte të njëjtin drejtim. Një gabim i vogël i tij mund të shkaktonte aksident të madh.
Fatmirësisht, një furgon i mirëmbajtjes e drejtoi që të kthehej në rrugën e duhur. Pas kësaj aventure, është shoqëruar për në polici, ku ka dorëzuar patentën dhe makinën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/