Vasili: Edi Rama bën moral qenefi, pastaj gënjen OSBE

Vasili: Edi Rama bën moral qenefi, pastaj gënjen OSBE

89
0
Shares

Petrit Vasili në një shënim në Facebook, ndalet tek karakteri dhe sjellja e kryeministrit  Edi Rama.

Sipas Vasilit, Rama gënjen dhe për të vërtetuar atë që thotë, Vasili i referohet letrave të nisura ndaj OSBE.

Edi Rama bën moral qenefi, pastaj genjen OSBE!!

Te flasësh për karakterin e Edi Ramës është vertet një humbje dhe shpërdorim i madh kohe.

Megjithatë fakti që një karakter mizerabel si ky, gjallon si një kërpudhë myky në karrigen e Kryeministrit ta detyron ta bësh ketë.

Vetem 5 ditë me parë në gazeten Mesaggero Edi Rama deklaronte:

“Nuk flas kurrë për kundërshtarët e mi në një gjuhë të huaj”.

Po ky Edi Rama në anglisht në letrën zyrtare që i dërgon OSBE në Vjenë genjen dhe hedh baltë pa fund mbi opozitën.

Këtë letër që media e ka bërë publike po jua vë sërish në dispozicion të nderuar miq të mij.

Ky karakter mizerabel dhe autori dhe përgjegjesi i dhunës kriminale të 21 janarit akuzon opozitën sepse kerpudha që kishte në oborr ju prish.

Po ky karakter mizerabel i tregon OSBE se sa të mira ishin sipas tij zgjedhjet e 2017.

Ky është çertifikuar nga prokuroria si blerës votash me krimin e organizuar është bërë publik nga Zeri i Amerikes, por ja dhe vetë OSBE çka thënë në raportin përfundimtar për zgjedhjet e këtij në 2017:

“Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut”
“Shumë prej vazhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbështetës.”

Këto janë të vërtetat, që opozita po ndan me shqiptarët.

Kur Mitomania, idiotësia dhe ligësia bëhen bashkë ka vetëm një emër dhe ky është Edi Rama.

Këto moralizmat që kutërbojne erë qenef ky Rama le tu marre erë vetë.

Opozita të vertetat do tua thotë pa u lodhur të gjithë shqiptarëve dhe atyre ndërkombëtarëve që e duan vërtet Shqiperinë.

Lexojeni vetë letrën e ketij mitomani, qe ky bashkë me bedelin e tij debil në ministrinë e jashtme i çojnë OSBE:

“Në 16 shkurt 2019, pas thirrjeve të nxitëse disa javore nga liderët e opozitës Lulzim Basha (PD) dhe Monika Kryemadhi (LSI) për një protestë të dhunshme në Tiranë për të rrëzuar qeverinë, rreth 10 mijë persona (sipas të dhënave të policisë) u mblodhën përpara zyrës së Kryeministrit. Ndryshe nga rastet e kaluara opozita në mënyrë vullnetare nuk u angazhua që të udhëhiqte demonstruesit, duke insistuar se ‘këtë herë ishte në dorë të njerëzve që të udhëhiqnin jo më me fjalë por me vepra’. Dhe ashtu sic ishte parashikuar jo më vonë se 10 minutar pas fillimit të protestës demonstruesit mësynë dyert e Kryeministrisë në akt të paprecedentë të dhunës e padëgjuar në vitet e fundit.”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY