Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pas shtyrjes së afatit mbyllet gara, sa kandidatë aplikuan për SPAK-un

22/02/2019
VETTINGU/ Miratohet lista me 27 emrat e komisionerëve, 100 vota pro
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Shqipëri, shtyrja me dy javë e afatit për paraqitjen e aplikimeve për anëtarët e Prokurorisë speciale antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK, duket se ka rezultuar e suksesshme.

Janë 12 kandidatë që ju shtuan 15 të tjerëve që ishin ofruar përgjatë thirrjes së parë, duke e çuar në 27 numrin e përgjithshëm të atyre që do të konkurrojnë për 15 vendet në këtë prokurori.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë e kishte motivuar shtyrjen me faktin që “numri i kandidatëve të cilët kanë aplikuar nuk është ende i tillë që të mundësojë konkurrencën dhe përzgjedhjen e më të mirëve”.

SPAK-u së bashku me Gjykatën speciale, konsiderohen si dy organet kyçe për të shënuar një kthesë në luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri. Përveç nënshtrimit ndaj procesit të rivlerësimit, anëtarët e Prokurorisë speciale do të duhet të plotësojnë dhe një sërë kriteresh të tjera të rrepta, përfshirë detyrimin që të gjitha komunikimet telefonike dhe elektronike, apo dhe llogaritë bankare të tyre dhe familjarëve të ngushtë, të mund të jenë nën kontroll të vazhdueshëm.

Përveç procedurave të vlerësimit që vetë Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të duhet të ndjekë për të parë plotësimin formal të kritereve, kandidatët do t’i nështrohen dhe procesit të rivlerësimit, dhe vetëm në përfundim të tyre do të bëhet e mundur ngritja e këtij institucioni. Me formimin e Prokurorisë dhe Gjykatës speciale, hapet dhe rruga për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila do të funksionojë sipas modelit të FBI-së amerikane./Tch

Tags: aplikimikandidimiProkurorespak

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Gazment Bardhi: BE i vendos 34 kushte Shqipërisë, pengesa për integrimin është Edi Rama

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.