Duma tregon prapaskenat e Ramës gjatë protestës: Çfarë ndodhi me eskortën

Duma tregon prapaskenat e Ramës gjatë protestës: Çfarë ndodhi me eskortën

316
0
Shares

Grida Duma përmes një statusi në rrjetet sociale ka komentuar një nga skenat e djeshme  gjatë protestës.

Kur protestuesit iu drejtuan Kryesisë së Kuvendit, eskorta e Ramës doli jashtë dhe nxitoi për tu larguar, një gjë të cilën të gjithë e vunë re dhe nuk hezituan të reagonin me ovacione dhe fjalë të tilla si: iku iku si hajdut.

Mirëpo sipas Dumës, në makinat e eskortës nuk ka qënë Kryeministri Rama.  Duma thotë se makinat ishin bosh dhe se e gjitha u bë për të vjedhur protagonizmin.

REAGIMI I PLOTË

Dikur ishte perdja e hekurt sot është perdja e mjegullt. 
Sot sakrifica e madhe dhe e plotë është së pari e demokratëve, për të ulur perden që mbulon prapaskenën e intrigës vjedhjes e varfërimit.

Shumçka u pa sot në protestë, sheshet e rrugët e mbushura dhe ecja e paqtë e dinjitoze e protestuesve në rrugët kryesore. 
Por vetëm një pjesë e protestuesve ishin dëshmitarë të kurthit të dëshpëruar të Ramës për të vjedhur protagonizmin e protestës. 
Pikërisht kur protestuesit po i afroheshin kryeministrise duke ardhur nga godina e parlamentit shikohet nje vark makinash policie eskortë në pritje në oborrin e kryeministrisë. 

Kur protestuesit afrohen vargu i makinave të policisë lëvizën ngadalë duke dhënë përshtypjen se eskorta e Ramës po e shoqëronte. 
Eskorta doli nga oborri i pasëm i kryeministrisë pikërisht kur turma e madhe e protestuesve po afroheshin më shumë.

Për të provokuar edhe më tepër turmën disa gardistë vraponin afër makinave duke inskenuar sikur frikësoheshin për sigurinë e kryeministrit, e gjitha për të tërhequr turmën në kurth reagimi të skajshëm. 
E me siguri nëse protestuesit do kishin reaguar, do derdhej një lumë titujsh e lajmesh se si shpëtoi Rama nga agresioni për jetën.

Një pjesë e turmës e ndoqi eskortën me thirrje përçmuese, e kur makinat u larguan, protestuesit mes tyre thonin, “iku, iku, iku si hajdut”.

Një prej reporterëve seriozë të mediave mu afrua e tha: “ Rama nuk ishte fare aty, e bënë kot për provokim.”

Episodi i vogël i eskortës që shoqëronte makinën bosh, i yshtur nga tentacioni i përhershëm i Ramës, për të vjedhur protagonizmin, është vula e madhe e qeverisjes me skenarë teatralë.

Çdonjëri nga protestuesit është një mbrojtës i dinjitetit të vërtetë të shqiptarëve. Edhe atëherë kur i akuzojnë dhe mbajnë mbi shpatulla gjykime si “të dhunshëm” janë në misionin e plotë për të shpalosur të vërtetën.

Në kohra të vështira vlera më e madhe është qëndresa e njerëzve që i mbajnë gjallë protestat pa i dhënë shans askujt t’ia manipulojë forcën si dhunë. 
Përpjekja me episodin e eskortës ishte tentative për ti thirrur njerëzit në agresion, tentativë e dështuar e një individi të frikësuar e dëshpëruar.

Heroizëm është pikërisht mosdorëzimi e qëndresa në kohë duke ruajtur dhe mbrojtur vlerat për të cilat por luftojmë, nje Shqipëri të paqtë me vlera demokratike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY