Banorët e Unazës në ditën e 109 të protestës: Nuk ndalemi pa...

Banorët e Unazës në ditën e 109 të protestës: Nuk ndalemi pa largimin e Ramës

87
0
Shares

Banorët e Unazës së Re janë mbledhur sërish në ditën e 109-të të protestës për mbrojtjen e shtëpive të tyre.

Banorët kanë kanë përshëndetur vendimin e opozitës për lënien e mandateve si dhe kanë vlerësuar mbështetjen e pakushtëzuar të opozitës për kauzën e tyre.

Qytetarët, në fjalimet e tyre kanë thënë se nuk do të ndalin protestat e tyre, deri në largimin tashmë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Në fjalën e tij ish-deputeti Klevis Balliu, deklaroi se protesta e unazës ndezi flakën e shpresës në të gjithë Shqipërinë.

Balliu tha se më 16 shkurt cdo akt dhune u inskenua nga Rama dhe shembulli më i mirë ishte sot ku nuk u pa asnjë incident.

Ai tha se ndjehej krenar që nuk është më pjesë e atij Parlamenti të mbuluar me njolla krimi.

Balliu theksoi se PD nuk mund të pranonte të ishte pjesë e atij Parlamenti.

Ne do jemi aty, kur numrat të vendosen nga qytetarët shqiptarë me votën e lirë dhe të ndershme.

Balliu shprehu bindjen se ky projekt do te anullohet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY