FOTO/ Deputetët e PD-së firmosin për largimin nga Kuvendi

FOTO/ Deputetët e PD-së firmosin për largimin nga Kuvendi

99
0
Shares

Pas vendimit të Këshillit Kombëtar për të votuar unanimisht djegien e mandateve, deputetët e Partisë Demokratike kanë nisur të firmosin deklaratat me anë të cilave heqin dorë vullnetarisht nga funksioni në Parlament.

Përpos thirrjeve të ndërkombëtarëve, deputetet si, Ervin Salianji, Grida Duma, Endri Hasa, Nadire Meçorapaj si dhe Enkelejd Alibeaj kanë nënshkruar dorëheqjen vullnetare nga mandati.

Ndërkohë që dorëheqjen po japin edhe kandidatët që janë në listën e PD-së.

Në tekstin e dorëheqjes thuhet radhiten arsyet pse demokratët janë duke kryer këtë akt ekstrem.

Teksti i letrës:

Duke pasur parasysh gjendjen e emergjencës kombëtare, ku ndodhet vendi për shkak:

  • Të asgjësimit të demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës;
  • Të kapjes së kësaj Qeverie në flagrancë duke vjedhur votat e qytetarëve shqiptarë, siç dëshmojnë edhe dosjet gjyqësore të publikuara nga mediat ndërkombëtare;
  • Të kapjes së kësaj Qeverie në afera flagrante korruptive kriminale;
  • Të eliminimit të parlamentit si një forum i demokracisë;
  • Të paralizës së shtetit, shtypjes sistematike, dhunimit të të drejtave themelore të të njeriut dhe lirive të shqiptarëve duke përfshirë të drejtën e jetës, shëndetit dhe pronës;

Duke mbajtur në konsideratë se për këto shkaqe është krijuar një situatë e paprecedentë e krizës ekonomike, emigracionit masiv kombëtar dhe gjendjes katastrofale të mjerimit social;
Duke mbështetur plotësisht vendimin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar të një Qeveria tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, që do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zhbllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, si dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të parakohshme parlamentare;

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY