PD reagon për mohimin e Ramës për blerjen e votave: Dosja 339...

PD reagon për mohimin e Ramës për blerjen e votave: Dosja 339 dhe VOA nuk janë të opozitës

90
0
Shares

Nënkryetari i grupit parlamentar të PD Gent Strazimiri than ë një deklaratë për mediat se “mohimi nga Rama për blerjen e zgjedhjeve, është njësoj si mohimi për kriminalizimin e politikës dhe kanabizimin e vendit.

Strazimiri theksoi se “Dosja 339 dhe Zëri i Amerikës nuk janë të Partisë Demokratike.”

Zyrtari i lartë demokrat u shpreh se Edi Ramës sot nuk i beson më askush.

 Strazimiri u bëri thirrje qytetarëve që të enjten të jenë të gjithë së bashku para parlamentit.

DEKLARATË E PLOTE E NËNKRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GENT STRAZIMIRI

Sa herë Edi Rama është në hall i kapur në flagrancë në krim, ai përdor të njëjtën metodë: gënjen në mënyrë të paturpshme dhe mohon në mënyrë kriminale të vërtetat e mëdha që rendisin Shqipërinë si vendin më të korruptuar dhe më të varfër në Europë. Njësoj veproi edhe sot.

– Mohoi se e ka grabitur pushtetin me paratë dhe influencat e krimit dhe të drogës.

– Mohoi ekzistencën e dosjes “339”, ku vetëm nga përgjimi i një bande kriminale, rezulton se Edi Rama ka blerë vota dhe mandate deputetësh në 4 qarqe të vendit. Edi Ramës sot nuk i beson më askush! Ai mohoi para 5 vjetësh se kishte futur vetëm në parlament 19 kriminelë, vrasës, përdhunues, trafikantë droge e qëniesh njerëzore, e sat ë tjerë nëpër bashki.

Ai mohoi para 3 vjetësh se e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, me 219 mijë hektarë të mbjella më kanabis, e para 2 vjtësh se ministry I tij I brendshëm trafikonte me bandat

Ai mohoi sot se grabiti zgjedhjet me ndihmën e krimit të e organizuar. Tani është koha e së vërtetës! Dosja 339 nuk është e Partisë Demokratike. Bandat që blejnë vota nuk janë të Partisë Demokratike. Vangjush Dako, Arben Ndoka, Elvis Roshi, Damian Gjiknuri nuk janë të Partisë Demokratike, por janë njerëzit kyç që komunikojnë herë me bandat e krimit të organizuar, herë me banditët në krye të Policisë për të blerë votat për llogari të Edi Ramës.

Sa herë që Edi Rama, do të tentojë të mashtrojë shqiptarët për pushtetin e blerë me krimin, Partia Demokratike, do t’u tregojë shqiptarëve të vërtetën jo sipas nesh, por sipas “Zërit të Amerikës”. As kjo media nuk është e Partisë Demokratike. Ajo financohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka qenë për 46 vjet i vetmi zë i së vërtetës për shqiptarët dhe mbetet, ende sot, zëri i së vërtetës së pamohueshme, të painfluencueshme, asaj që nuk është në shitje. KRONIKA

Të enjten, ftoj shqiptarët t’I bashkohen protestës propullore përpara Parlamentit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY