Seanca gjyqësore për të arrestuarit nga protesta, duket se ka zbuluar dhe ‘paaftësinë’ e strukturave dhe autoriteteve për të identifikuar personat që vërtet kanë kryer vepra penale.
Kanë qenë të shumta dëshmitë e 19 të arrestuarëve nga policia në lidhje me protestën e shqiptarëve në datën 16 shkurt.
Pas dëshmisë së ardhur nga një qytetar, që nuk ka qenë fare në protestë, një tjetër i arrestuar ka treguar se çfarë kishte bërë.
”Une shpëtova një jetë njeriu, nje plak 76 vjeç, që ishte shtrirë përtokë. Ky ka qenë veprimi im. Kam shku lart. I shpëtova jeten atij prindi, atij 76 vjeçari, këtë veprim kam bërë. E kemi ulur poshtë dhe kam ikur. Kam shpëtuar një jetë njeriu dhe sot unë quhem kriminel” mësohet të ketë thënë qytetari tjetër.
Ndiqeni në video momentin:
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/