Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama do të zhvillonte një tur në Vaun e Dejës në Pukë. Por përpara se ai të kalonte në rrugën kryesore që të çon atje, dhjetëra banorë nga Lezha bllokuan rrugën duke mos lejuar kalimin e tij.
Pikërisht për t’i shpëtuar protestuesve, Kryeministri ka devijuar rrugën. Ai është detyruar të përshkojë një tjetër aks për të dalë në rrugën Lezhë-Shkodër.
Ndërsa protesta është zhvilluar në hyrje të rrugës për Shëngjin, kryeministri është detyruar të hyjë në rrugën e Ishull Lezhë për të kaluar mes përmes qytetit të Lezhës për të shmangur përplasjen me protestuesit dhe më pas duke dalë në rrugën kryesore Lezhë-Shkodër.
Ja pamjet
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/