Atentati në Vlorë me dy viktima, policia shoqëron 15 persona

Atentati në Vlorë me dy viktima, policia shoqëron 15 persona

125
0
Shares

Detaje të reja mësohen  nga atentati i djeshëm që tronditi qytetin e Vlorës, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagos rëndë objektivi i sulmit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se më shumë se 15 persona janë shoqëruar nga policia e Vlorës. Mes të shoqëruarve janë persona të cilët mund të kenë qenë dëshmitarë dhe që kanë patur konflikte të mëparshme.

Një pjesë pistave që po hetohet është edhe ajo e njohur në Vlorë si seria e hakmarrjes së Llanajve, përgjegjës për masakrën me tre viktima të Çolës, pasi Sulejmani është dyshuar si porositës i atentatit ndaj Ferdinand Llanajt në vitin 2017.

Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur me shumë se 25 gëzhoja. Tre burrave u bënë pritë në zonën e njohur si “Uji i Ftohtë” dhe aty autorët që mbeten ende të paidentifikuar zbrazën breshëri kallashnikovi ndaj makinës ku udhëtonin.

Armando Sulejmani, i njohur me nofkën “Çipuri”, është i plagosuri, ndërsa dy personat që e shoqëronin mbetën të vrarë. Të vdekur mbetën Orest Rexho dhe Arjan Hasani, të cilët janë kunati i Armando Sulejmanit dhe shoku i tij.

Çipuri është i njohur dhe më parë. Armando Sulejmani ka qenë i dyshuar për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt, i cili mbeti i plagosur në muajin tetor të vitit 2017. Një histori e gjatë hakmarrjesh, që është përshkallëzuar në një bilanc tragjik vite më parë në atë që mbahet mend si “Masakra e Çoles”.

Në 2016 ai mundi ti shpëtonte atentatit pasi iu kundërpërgjigj breshërive të armëve. Megjithatë, emri i Armando Sulejmanit është i njohur për Vlorën. Ai njihet si një nga anëtarët e Bandës famëkeqe të Gaxhait, drejtuar nga Gazmend Braka, rivalë të Zani Çaushit dhe të akuzuar për vepra të rënda të kryera në vitin 1997.

Sulejmani njihej me nofkën “Çipuri” dhe pas kryerjes së dënimit me 20 vite burg, kishte dalë i lirë. Ai akuzohej për vrasjen e mbetur ne tentative te shtetasit Robert Boraku, ngjarje e ndodhur në datën 22.6.2002.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY