Bylykbashi: “Të bësh burg për këpurdhën toksike të Ramës?”

Bylykbashi: “Të bësh burg për këpurdhën toksike të Ramës?”

152
0
Shares

Pas ndalimit të 15 qytetarëve pas protestës së djeshme të opozitës ka reaguar edhe deputeti I Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.

Anëtari I Komisionit Parlamentar të Ligjeve e quan gjithë këtë “burg për kërpudhën toksike të Ramës”.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti democrat I Durrësit shkruan ndër të tjera se, “mediat raportojnë se 15 qytetarë protestues jane ndaluar vetëm pse rrezuan këpurdhën e Edi Ramës prane Kryeministrisë. Dhjetera të tjerë, shumica protestues hallexhinj, ‎po ndalohen ore pas ore pse shfrynë revoltën ndaj një strehe plastike me drita si hyrje kabareje, një port të ndertesës ku shqiptarët vidhen çdo ditë me vendime qeverie, apo një këpurdhe betoni”

POSTIMI  BYLYKBASHIT:

Te besh burg per kepurdhen toksike te Rames‎

Mediat raportojne se 15 qytetare protestues jane ndaluar vetem pse rrezuan kepurdhen e Edi Rames prane Kryeministrise. Dhjetera te tjere, shumica protestues hallexhinj, ‎po ndalohen ore pas ore pse shfryne revolten ndaj nje strehe plastike me drita si hyrje kabareje, nje porte te nderteses ku shqiptaret vidhen cdo dite me vendime qeverie, apo nje kepurdhe betoni.

‎Nese te vjedhin voten, pronen apo taksat, qeveritaret qe te vjedhin nuk shkojne ne burg. Ai qe shkon ne burg eshte qytetari qe revolten e tij ia perplas simbolikisht portes, strehes apo kepurdhes se Kryeministrise. ‎Ky eshte shteti i padrejte i Rames me gjithe reformen e tij te drejtesise.

‎Porsi Liza qe hante kepurdhe e shihte halucinacione, Edi tashme eshte ne boten e cudirave te kepurdhes toksike, pushtetit pa kufi. Sheh mireqenie aty ku njerezit vuajne nga skamja, sheh shtet aty ku vidhen qindra miona euro me nje firme te tijen.

Superkriminelet qe u denuan ne kohen e Partise Demokratike me burgime per jete, kane dale nga burgu, ose po behen gati te dalin nje nga nje, nderkaq supertrafikantet ‎e kanabisit dhe kokaines sot jane biznesmene per te cilet devijohet edhe lumi i Lanes nga pushteti qe i ka mik shtepie qe ata te investojne parate e trafiqeve. Por 4 deshmoret e Policise apo viktimat e krimeve te tyre dergjen nen dhe pa rrasen e drejtesise mbi varr.‎

Pa u shporrur Edi ‎Rama, asgje nuk do te gjeje paqe ne kete vend ku padrejtesia eshte ulur kembekryq e ku nje skulpture kepurdhe betoni vlen shume here me teper se te drejtat e njeriut!

Ndërkohë, pak minuta më pare Policia ndaloi edhe një 80-vjeçar nga Lezha, I cili dje arriti të hipte mbi strehën e ndriçushme të kryeministrisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY