Lënia e mandateve, Agron Shehaj mbështet Bashën: Ky parlament përfaqëson krimin, jo...

Lënia e mandateve, Agron Shehaj mbështet Bashën: Ky parlament përfaqëson krimin, jo popullin

111
0
Shares

Sa vjen dhe shtohen përkrahësit e propozimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha, për djegje të mandateve të deputetëve të opozitës.

Më I fundit në rradhë është deputeti democrat I Vlorës, Agron Shehaj. Ai pranon propozimin e Bashës, duke u shprehur se ky parlament përfaqëson krimin e jo popullin.

“Kuvendi i sotëm nuk përfaqëson vullnetin e popullit, por të krimit. Ky Kuvend u kap nga krimi që pa lindur, përmes vjedhjes së votave në bashkëpunim mes Edi Ramës dhe krimit. Prandaj qeverisja e sotme është në shërbim të krimit dhe okigarkëve dhe jo popullit dhe interesit publik. Po nuk patëm një parlament legjitim dhe të ndershëm nuk do ketë kurrë demokraci, liri dhe mirëqeverisje në Shqipëri. Sa më shpejt ti japim mundësi shqiptarëve të votojnë në kushte të lira dhe demokratike”, shkruan në reagimin e tij Agron Shehaj.

 Kujtojmë që Agron Shehaj është kryesuesi i listës së deputetëve të PD-së në Vlorë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY