Policia procedon protestuesin nëpërmjet Facebook: Postoi foto me armë në rrjetet sociale

Policia procedon protestuesin nëpërmjet Facebook: Postoi foto me armë në rrjetet sociale

132
0
Shares

Policia ka vijuar me arrestimet dhe procedimet penale të pjesëmarrësve në protestën e madhe të opozitës.

Këtë herë, policia ka njoftuar arrestimin e një 50-vjeçari për shkak se ai kishte postuar foto me armë disa orë para protestës.

“Publikon foto armësh duke bërë thirrje publike për veprime të dhunshme për protestën, proçedohet nga policia për veprën penale ” Thirrje për veprime të dhunshme”, shkruan policia.

NJOFTIMI I POLICISË

Policia e Lezhës ka proceduar penalisht një 50-vjeçar i cili akuzohet për ‘thirrje për veprime të dhunshme’.

Sipas të dhënave zyrtare, specialistët e Seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, proceduan penalisht shtetasin Gj.D. 50 vjeç, banues në Lezhë.

Policia thotë se ky shtetas, në rrjetet e tij sociale, para protestës së zhvilluar dje, ka postuar foto armësh e municionesh duke i shoqëruar me thirrje publike për veprime të dhunshme.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime mëtejshme

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY