Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rrëfehet Lubonja: Efekti i helmit deri te Presidenca, duhet të ikje për të shpëtuar

16/02/2019
Gazeta italiane/Edi Rama dhe Fatos Lubonja, ide të ndryshme për islamin radikal
Share on FacebookShare on Whatsapp

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën në News24, ka komentuar protestën e sotme të opozitës. Sipas tij, pati një strategji të qeverisë, për të lejuar sulmin ndaj institucionit dhe kjo u dëshmua nga lehtësia me të cilën protestuesit çanë kordonin e policisë.

Lubonja u shpreh gjithashtu se gazi lotsjellës i hedhur nga garda, kishte efekt shkatërrues dhe se ai vetë duke qenë pranë kryeministrisë, është prekur prej tij.

“Kishte nje strategji nga qeveria, që ta përdorë dhunën për qëllimet e veta propagandistike. Ndërsa kundërshtari, e përdori dhunën si presion. Të dy kanë marrë dëmet dhe favoret e veta nga kjo dhunë. Aty nuk kishte nje kordon policor të përgatitur për të mbajtur një masë të atillë njerëzore. Përgatitja me gaz lotsjellës dhe maska, tregonte se strategjia ishte lejimi për tu sulmuar institucioni. Gazi lotsjellës, siç e provova edhe vetë, efektin nuk e kishte vetëm rrotull kryeministrisë, por efekti shkatërrues shkonte deri te presidenca, prandaj duhet të ikje për të shpëtuar pa u helmuar. Pra, do të shkatërrosh protestën? Hidh ca bomba dhe largohen njerëzit”, u shpreh analisti.

 Lubonja tha se në media flitet shumë për dhunën në protestë, por jo për dhunën institucionale që ushtrohet çdo ditë nga qeveria.

“U përmend këtu që kishte dhunë në protestë, por ne kemi qeveri që po përdor dhunë, sic ka bërë aty te Astiri. Kemi qeveri që kërkon të çojë veprimet e paligjshme deri në fund. Me dhunën strukturore që ka përdorur, ka pësuar pak shunë nga qytetarët. Këtu kam vërejtje për Berishën, Bashën. Ata thonë distancohemi nga dhuna, po mirë cfarë duan ata? Dhuna është mesazh simbolik, nuk po kërkohet të përmbyset me dhunë qeveria.

Kemi një kryeministri që në mënyrë të dhunshme, ka disa simbole që po të isha unë, do të kisha lejuar edhe dhunë të ndodhte. Ka një kat të parë aty, që kryeministri e ka bërë qendër dialogu. Keni parë ndonjë dialog ju aty? Ndonjë mendim ndryshe? A bëhet dialogu në shtëpinë time apo tënden? Dialogu bëhet në një vend të tretë. Ky thotë hajde bëni dialog në shtëpinë time”, u shpreh Fatos Lubonja. .

Tags: fatos lubonjagazlotsjellesprotesta e opozites

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.