Keisi i bën dedikimin special Stresit për Shën Valentin, kujton fjalët e...

Keisi i bën dedikimin special Stresit për Shën Valentin, kujton fjalët e vjehrrës

210
0
Shares

Keisi, bashkësortaj e reperit të njohur Stresit, nuk ka harruar që të bëjë një dedikim për njeriun e saj të zemrës me rastin e Shën Valentinit.

Megjithëse Stresi ndodhet në burg, Keisi e cila jeton në Kanada, ka postuar në profilin e saj në “Instagram” një foto ku shfaqet duke u puthur me Stresin dhe i bën një dedikim mjaft romantik.

“Gëzuar Shën Valentinin shpirti im! Kudo nëpër botë të jemi, zemra ime është gjithmonë me ty. Nuk është e rëndësishme t’festojmë sot sepse çdo ditë për ne është Shën Valentin. Distanca të bën të vlerësosh atë që ke dhe ta mbash përgjithmonë! Siç thotë Shpresa Lushaj, sot dashuria asht në fluturim nga Toronto në Shqipëri e anasjelltas. Të Dua!”, shkruan ajo bashkëngjitur me foton.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY