Lubonja: Solidarizohem me Palokën, Shehi: Rama sillet si rrugaç!

Lubonja: Solidarizohem me Palokën, Shehi: Rama sillet si rrugaç!

200
0
Shares

Analisti Fatos Lubonja dhe deputeti i LZHK-së, Dashamir Shehi të ftuar në emisionin “Të Pa Ekspozuarit” u ndalën tek veprimi i sotëm në parlament, ku Edi Paloka spërkati me bojë Edi Ramën.

Analisti Lubonja shprehu solidaritet me veprimin e nënkryetarit të Parlamentit, Edi Paloka, ndërsa  veprimin e tij e quajti si “paqësor”.

Lubonja: Paloka ka solidaritetin tim dhe e përgëzojë për formën paqësore që ka zgjedhur për të protestuar. Pastaj a bën apo s’bën efekt tek kryeministri këtë nuk e di.  Edhe fyerja personale është e ngjashme me lëvizjen e studentëve që i derdhin salcën te shkencat sociale. Është kryeministër dhe duhet të respektojë institucionet.

Kreu i LZHK-së  tha se shefi i qeverisë sillet si rrugaç, që institucionin shtetëror e përdor sikur të jetë prona e tij personale

Dashamir Shehi: Ky njeri, kryeministri e ka tepru aq shumë. Ky njeri nuk është koshientë që përfaqëson jo vetëm veten e tij për të gjithë institucionin.

Ti i gjete emrin e lezetshëm, bulizmi. Ky s’do t’ia dijë fare se përfaqëson institucionin. Kur përgjigjen ia japin personale ai e quan rrugaçëri, sepse ka disa roje pas.  Ky është një rrugaç që po i them po e shet Shqipërinë  tek Turqia, ndërsa mua më thotë ha planc e pi raki. Sot Paloka iu përgjigj me bojë, por do t’i vijë dita kur t’i përgjigjet edhe me gjëra të tjera. Aty duhet të vetëpërmbahemi. E vetmja dhimbje ishte për miqtë maqedonas, që ishin sot në shtetin mëmë. Ai është burracak.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY