6 gra të vrara këtë fillimviti, sociologu: Shoqëria shqiptare në depresion

6 gra të vrara këtë fillimviti, sociologu: Shoqëria shqiptare në depresion

111
0
Shares

Në ditën kur dashuria do të duhet të ishte kryefjala, një tjetër grua u vra në kryeqytet. Lirie Xhepa, 49 vjeçe, e çoi në gjashtë numrin e grave të vrara këtë fillimvit, si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshortët apo të afërmit.

Sipas sociologëve, shoqëria shqiptare është në depresion dhe anormalitet, ndërsa shtojnë se mentaliteti primitiv I mashkullit shqiptar që e sheh gruan si pronën e tij ka shtuar numrin e vrasjeve.

“Shoqëria shqiptare po dëshmon një anormalitet dhe një zhbalancë ekuilibrash brenda saj, të cilat janë konvertuar në një shtim të paimagjinueshëm të krimit në shoqërinë tonë.Është mentaliteti primitiv, patriarkal, maskilist sipas të cilit burri shqiptar dhe në përgjithësi burri ballkanik e konsideron bashkëshorten pronë të tij. Një pjesë e meshkujve shqiptarë kanë filluar ti kenë sytë shumë jeshil, janë xhelozë për gjithçka, nuk pranojnë pjesën e lirisë së gruas, pjesën e personalitetit të saj, pavarësinë që duhet të ketë.

 Sociologu këshillon femrat që kanë martesa problematike të zgjedhin rrugën e divorcit.

“Zgjidhja e konflikteve martesore apo dhe lidhjeve të tjera në shoqërinë shqiptare në vend që të bëhet në mënyrë humane dhe të qytetëruar, duke futur dialogun, tolerancën, mirëkuptimin dhe zgjidhjen qoftë edhe përmes divorcit, gjejnë rrugën më të shkurtër duke i marrë jetën partnerit”, shton sociologu Tushi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY