Më 16 shkurt Rama ikën, Berisha: I bëj thirrje vlonjatëve të mos...

Më 16 shkurt Rama ikën, Berisha: I bëj thirrje vlonjatëve të mos e pranojnë dezertorin

366
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nëse Rama largohet nga Tirana në ditën e protestave, kjo është një tjetër shenjë se ai është i tmerruar nga populli i tij.

Në një intervistë për emisionin “Byro” në abcneës, Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve te Vlorës që të mos e pranojnë në qytet Edi Ramën, i cili pritet të jetë atje më 16 shkurt, ditën kur opozita do të mbajë protestën e saj.

Intervista:

-Si e shihni qeverinë tranzitore, kush mund të jetë drejtuesi i saj?

Berisha: Ka sa të duash nga bota akademike… por duhet zbardhur dosja 339. Po nuk u bënë këto, më vjen keq t’jua them por Shqipëria do të shkojë nga keq në zi.

Kishte dy alternativa, ose të mos merrje pjesë në zgjedhje ose të kërkoje largimin e Ramës.

-A është opsion bojkoti i zgjedhjeve?

Berisha: Nuk jam në dijeni për ndonjë pozicion të thelluar në këtë çështje, por kjo opozitë me çdo çmim duhet të zgjidhë çështjen e bërjes së zgjedhjeve të lira në këtë vend. Vota është themelore, pa të nuk ka demokraci.

-Nëse i jep kohë Ramës deri më 15 shkurt të ikë, nuk duket kjo si kërkesë për një marrëveshje?

Berisha: Kjo opozitë nuk do të dorëhiqet derisa të sjellë votën e lirë në këtë vend. Rama faktoi se nuk mund të bëjë zgjedhje. Tani ose do ulim kokën e qafën e do themi jemi fasadë ose do të hedhim nga pushteti atë njeri.

-Deri ku?

Berisha: Çdo çmim duhet të paguajë opozita për të rikthyer votën e lirë. E ftoj

-Do jetë në Vlorë të shtunën…

Berisha: Unë mendoj se ai duhet të qëndrojë në zyrë dhe ta vlerësojë në mënyrën më serioze..

-Pse mendoni se ikën në Vlorë Rama?

Berisha: Absolutisht është një mbathje. Ju bëj thirrje vlonjatëve të mos pranojnë dezertorin nga detyra. Nëse protestojnë qytetarët t’i duhet të jesh në zyrë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY