I konsideruar si “mbreti i drogës”, Joaquin ‘El Chapo’ Guzman, do të mund të përballet me burgim të përjetshëm.
Vendimi erdhi pas më shumë se 200 orë dëshmi nga 56 dëshmitarë, gjatë procesit gjyqësor dy muaj e gjysmë i zhvilluar në Bruklin të Shteteve të Bashkuara.
Gjatë procesit gjyqësor u mor edhe dëshmia e një anëtari tjetër të kartelit të drogës, i cili pretendoi Guzmán dikur pagoi një ryshfet prej 100 milionë dollarë për ish-presidentin meksikan Enrique Peña Nieto.
Guzman, 61 vjeç, do të dënohet përfundimisht më 25 qershor. Ndaj tij janë ngritur të paktën 10 akuza për trafikun e kokainës.
Guzman akuzohet se ka trafikuar të paktën 200 ton kokainë në Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur terrenin e tij. Ai është mbajtur në izolim pasi u dërgua në SHBA në vitin 2017.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/