FOTO/Salianji: Më kanë ardhur video të tjera të policit në Malësinë e...

FOTO/Salianji: Më kanë ardhur video të tjera të policit në Malësinë e Madhe

220
0
Shares

Deputeti demokrat  Ervin Salianji në një status në Facebook shkruan se ka të tjera prova dhe denoncime për policin e arrestuar pas akuzave për ngacmim seksual ndaj një minorene.

Salianji thotë se polici ka kërcënuar dhjetëra gra të tjera, ndërsa më parë ishte larguar nga policia e shtetit për tentativa përdhunimi. Ka qënë Rilindja, shkruan deputeti që e ka kthyer atë në punë sërish.

Statusi i plotë:

Efektivi B.B ishte larguar nga policia e shtetit për tentativa përdhunimi.
Ate e riktheu vetem angazhimi i tij për Rilindjen si komisioner dhe aktivist gjate zgjedhjeve dhe e bëri polic të Republikës duke i dhënë mundesi të abuzonte me tej, tashmë me të miturën 15 vjecare, e te vazhdonte të kërcenonte dhjetra gra të tjera!

Shumë prej tyre e kanë denoncuar ne komisaritat, por policia i ka shperfillur dhe nuk ka marre asnjë here denoncimet e tyre. Pavarësisht se mostra i regjistronte madje edhe me video per ti shantazhuar apo per nevoja denigruese te tij. Sot ekzistojne prova dhe video qe viktimat i deninconin ne polici, këto video i disponon policia e shtetit!

Disa prova dhe video më kane ardhur ne inbox nga punoniës policie dhe janë neveritëse po aq sa mosreagimi i shtetit në raste të tilla. Kam vendosur te mos i publikoj videot sepse vetem i shtojne shemti videos qe tashme eshte publike. Por policia dhe organet ligjzbatuese qe i kane, duhet ti denojne me ashpersine me te madhe ligjore përgjegjësit e mosveprimit po aq sa vetë dhunuesin!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY