Protesta e opozitës, Paloka: Fati i Ramës në duart e qytetarëve

Protesta e opozitës, Paloka: Fati i Ramës në duart e qytetarëve

390
0
Shares

Nënkryetari dhe një nga deputetët më të vjetër të Partisë Demokratike, Edi Paloka, paralajmëron kryeministrin Edi Rama se, më 16 shkurt shqiptarët do të derdhen në rrugë, ndaj atij i mbetet vetëm të zgjedhë formën e largimit nga qeveria.

Një një intervistë për “Gazeta Shqiptare” Paloka tregon presionin që shqiptarët anembanë vendit po bëjnë për largimin me forcë të Ramës.

Sipas tij, brenda vitit do të zhvillohen dy palë zgjedhje, ato lokale dhe parlamentare.

“Në qershor apo jo, lokale, parlamentare, apo të dyja bashkë, zgjedhjet do të zhvillohen pasi ato janë e vetmja mënyrë demokratike që shqiptarët të zgjedhin drejtuesit e tyre lokalë dhe parlamentarë”, shprehet numri dy i PD-së..

I pyetur nëse vendimi politik i PD-së për të nisur një sezon protestash,  do të çojë drejt një aksion radikal për largimin e kryeministrit Edi Rama?, Paloka është përgjigjur:

“Ju thashë, vendimi nuk është i PD-së, por i qytetarëve dhe jo vetëm PD-ja, por e gjithë opozita është angazhuar në organizimin e protestës më të madhe që ka ndodhur ndonjëherë në këtë vend”.

Por a do ti çojë opozita protestuesit si “mish për top”…?

“Ne e kemi shprehur më se një herë se nuk i çojmë njerëzit mish për top për të marrë pushtetin si Edvin Rama, prandaj po e përsëris se vendimi për largimin e kësaj qeverie është i qytetarëve e në këto kushte, ata vendosin edhe se si e realizojnë vendimin e tyre. Ne jemi bashkë me ta. Kam bindjen se kur i gjithë ai popull të dalë në rrugë, do i duhet Ramës të marrë vendime te shpejta, sepse në një mënyrë apo një tjetër, do të jetë ai që do të përcaktojë mënyrën se si preferon ta zbatojë vendimin që kanë marrë qytetarët për fatin e tij”, është shprehur ndër të tjera nënkryetari i PD-së.

Opozita ka njoftuar për mbajtjen e një proteste qytetare më datë 16 shkurt në Tiranë, çka ka sjellë që krerët e saj të ndërmarrin një seri takimesh me qytetarët në të gjithë vendin për ti bindur ata ti bashkohen ditën e shtunë në kryeqytet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY