Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Publikimi i prindërve të vajzës së përdhunuar, reagon UNICEF

11/02/2019
Publikimi i prindërve të vajzës së përdhunuar, reagon UNICEF
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përdhunimi i 13 vjeçares në Kavaja tronditi të gjithë opinionin publik. Por më e rëndë ishte publikimi i prindërve të vajzës.

Publikimi i fytyrave nga Spiropali ngjalli reagime të shumta nga opozita dhe qytetarët ku e cilësuan një veprim të turpshëm dhe skandaloz.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe UNICEF. Përmes një  deklarate zyrtare  UNICEF dënon jo vetëm dhunën seksuale, por edhe zbulimin e identitetit të viktimës dhe prindërve të saj.

 UNICEF thekson se zbulimi i identitetit mund të shkaktojë trauma më të mëdha te të mbijetuarit.

Deklarata e plotë:

Dhuna ndaj fëmijëve, veçanërisht dhuna seksuale, është një nga format më të këqija të abuzimit të fëmijëve dhe paraqet shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të tyre. Dhuna eshte gjithashtu një sulm moral dhe etik ndaj vlerave tona më të çmuara. Dhuna seksuale çon në shqetësime fizike dhe emocionale, dhe shpesh humbje të parevokueshme të dinjitetit dhe vetëbesimit.

UNICEF shpreh shqetësimin e tij të thellë lidhur me rastet e fundit të dhunës së rëndë kundër fëmijëve. Në disa prej këtyre rasteve, çështjet më të ndjeshme u shpërfillën dhe në vend të kësaj, privatësia dhe dinjiteti i fëmijëve u shfaqën publikisht në mënyrë të përsëritur.

Mbulimi i medias, është padyshim një pjesë e domosdoshme e luftës për të parandaluar abuzimin seksual të fëmijëve, megjithatë një publicitet jo i domosdoshëm, i bujshëm per ceshtje te ndjeshme, mund të shkaktojë trauma më të medha të të mbijetuarve, tashmë të shkatërruar prej abuzimit,edhe familjeve dhe komuniteteve të tyre në përgjithësi.

Prandaj, UNICEF-i i ben apel  të gjitha institucionet publike dhe jopublike, anëtarët e komunitetit, profesionistët për mbrojtjen e fëmijëve dhe gazetarët që të mbajnë interesin më të lartë të fëmijës, të garantuar me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës si dhe në Ligjin Shqiptar “Për të drejtat dhe mbrojtjen fëmijës” në zemër të etikës së tyre profesionale. Respektimi i privatësisë së fëmijëve, dinjiteti, mirëqenia e tyre mendore dhe fizike, duhet të vendosen mbi  te gjita motivet që na shtyjnë në qëndrimin tonë profesional ose personal.

Tags: kavajeperdhunimi i 13 vjecaresunicef

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.