Një aksident është shënuar këtë të hënë në rrugën e varrezave të Vlorës, ku për pasojë ka mbetur e plagosur efektivja e paraburgimit Elmira Binaj.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Babicë.
Menjëherë pas njoftimit është lajmëruar ambulanca, duke e trasportuar të plagosurën në spitalin e qytetit.
Sipas informacioneve të marra, bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, ku drejtuesi i mjetit tipt “Benz”me targa Vl 8507 B është përplasur me një automjet tjetër “Toyota ” me targa AA 661 Tl .
Mjeti tip “Benz”, në të cilin udhëtonte një shtetas nga Llakatundi me një shpejtësi tej normave të lejuara, duke qenë dhe në sens të kundërt, ka përplasur mjetin “Toyota”, i cili ka qenë i ndaluar në momentin e aksidentit.
Mjeti “Toyota” drejtohej nga efektivja e policisë së paraburgimit. Ajo ka mbetur e lënduar duke marrë disa plagë në këmbë, krahëror dhe shpatull.
Mjekët në spitalin e Vlorës bëjnë më dije se efektivja është jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Vlorës nuk ka dhënë asnjë informacion për ngjarjen.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/