Përdhunimi në Kavajë, 13-vjeçarja dëshmon 3 orë në gjykatë: Stafi pedagogjik e...

Përdhunimi në Kavajë, 13-vjeçarja dëshmon 3 orë në gjykatë: Stafi pedagogjik e dinte

264
0
Shares

Vajza 13-vjeçare, e cila u përdhunua nga 8 adoleshentë në Kavajë sot ka dëshmuar për rreth 3 në Gjykatën e Durrësit në kuadër të hetimeve të nisura për këtë çështje.

Dëshmia e vajzës do të përdoret si provë në procesin ndaj 8 të akuzuarve, apo personave të tjerë që mund të rezultojnë të implikuar në krimin tronditës.

Burimet thonë se e mitura i ka qëndruar dëshmisë së dhënë më parë për prokurorët, mbi bazë të të cilave 7 nga 8 të akuzuarit ndodhen në burg.

Ndërkohë Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin për drejtorinë arsimore dhe drejtuesit e shkollës, pasi nuk kanë referuar rastin në prokurori.

Sipas dëshmisë së saj, stafi pedagogjik ishte në dijeni të abuzimit ditë më parë, por nuk e kanë denoncuar në strukturat e tjera shtetërore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY