Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/’S’e kuptoj si vijnë bëjnë pazarin tek ju’, klientët e nxjerrin zbuluar, CONAD sulmon mediat

09/02/2019
“Conad”,Hetim paraprak tregut: Iu përcakton sasinë dhe çmimet marketeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rrjeti i Supermarketeve CONAD në një deklaratë për medit, u ka bërë thirrje portaleve duke u kërkuar të mos bëjnë lajme për të dëmtuar imazhin e kompanisë.

Ka disa raste kur klientë dhe konsumatorë kanë denoncuar herë pas here CONAD, duke bërë publike dhe probleme lidhur me mallin që ato tregtojnë.

CONAD ka reaguar ashpër ndaj mediave online të cilat i kanë shërbyer interesit të qytetarëve, duke marrë shkas nga denoncimet e tyre. Këtë herë, përmes një deklarate, CONAD ka dhënë sqarime përsa i përket rastit të fundit me një qytetar.

Por ajo që vumë re më poshtë, ishin komentet e qytetarëve, të cilët me siguri kanë provuar produktet që CONAD tregton. Komentuesit nuk pajtohen me deklaratën e CONAD duke shprehur pakënaqësite e tyre ndaj shërbimit, cilësisë dhe deri tek reagimi i tyre i fundit, i cili sipas komentuesve është bërë për të shpëtuar imazhin e kompanisë./DRONI.al

 

REAGIMI I CONAD

Thirrje mediave: NDALONI TRAKTET MERCENARISTE KUNDËR BIZNESIT!

Prej disa ditësh, në disa portale lajmesh në Shqipëri vazhdon të përhapet postimi i një qytetari, në faqen e tij në rrjete sociale. Bëhet fjalë për një sajesë kryekëput, për qëllime qartësisht dashakeqe, në dëm të rrjetit të supermarketeve Conad.

Qëllimi i atij që e ka shkruar është një tjetër histori. Por ajo që të habit është fakti se si një seri faqesh apo “media” online, e marrin këtë postim dhe e shndërrojnë në lajm, e publikojnë, pa tentuar të bëjnë edhe verifikimin më të vogël, siç e kërkojnë parimet bazë të gazetarisë. Akoma më keq, as edhe një media e tillë, nuk ka denjuar të kontaktojë subjektin e akuzuar, në këtë rast Conad-in, dhe ta pyesë se si qëndron e vërteta apo cili është versioni i kompanisë lidhur me këtë publikim. Një tjetër parim themelor i gazetarisë ky.

Edhe nazistët në gjyqin e Nurembergut e kishin të drejtën e fjalës!
Në mënyrë jo profesionale, këto “media”, kanë marrë copy-paste postimin e një njeriu dhe e kanë shndërruar në lajm, pa pyetur as për vërtetësinë e tij, as për qëllimin dhe as për pasojat që i shkaktojnë subjektit të sulmuar.

Qytetari, një person publik, në postimin e tij në rrjete sociale ngre pretendimin se në ambalazhimin e produktit kërpudha të freskëta, etiketa e vendosur në gjuhën shqipe nga ana jonë ishte vendosur mbi atë italiane, duke fshehur, sipas tij, datën e skadencës në italisht. Dhe mbi këtë insinuatë, ai ngre një furtunë sulmesh ndaj cilësisë së të gjitha produkteve që tregton rrjeti Conad.

Nëse dikush, nga këto media, do të kishte marrë mundimin të kishte bërë qoftë edhe një telefonatë, do të kishte mësuar se kërpudhave të freskëta, ashtu si domateve, portokalleve, bananeve apo mollëve, sipas ligjit europian nuk u vihet datë skadence në etiketë. Vetëm me kaq mund të ishte zbuluar e vërteta e akuzave.

Ndërkohë do të duhej të ishin hedhur dyshime edhe për shkakun se përse një njeri sulmon me një argument kaq banal rrjetin më serioz të supermarketeve? Nëse do të na kishin pyetur, do të kishin mësuar se këto sulme janë pjesë e luftës së shëmtuar për terren tregtar mes konkurrentëve, dhe do të ishin rezervuar të publikonin të tilla trakte mercenariste.

Ne duam të sigurojmë se Conad është sot marka që ofron garancinë më të madhe të produkteve ushqimore, me një standart 100% italian në tregun shqiptar dhe ne nuk tolerojmë prishjen e këtij standarti për asnjë arsye.

Ne mbështesim çdo lloj investigimi mediatik dhe jo vetëm, në shërbim të kontrollit mbi cilësinë e produkteve ushqimore që hidhen në treg. Por, u bëjmë thirrje mediave që të tregojnë kujdes me përhapjen e lajmeve të rreme, pasi dëmtojnë interesa ekonomike dhe shkaktojnë panik në radhët e konsumatorëve.

Tags: albaniaconadkomenteqytetare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.