Shqiptari gjendet i vdekur në burgun e Francës, të dënuarit akuza: E...

Shqiptari gjendet i vdekur në burgun e Francës, të dënuarit akuza: E kanë rrahur gardianët

835
0
Shares

Një shqiptar i burgosur në Francë është gjetur i vdekur.

Informacioni nuk vjen në rrugë zyrtare, por janë disa shqiptarë të burgosur aty, të cilët kanë dhënë detaje për këtë ngjarje.

Ata njoftuan për JOQ, se në burgun “La Talaurdiere” në Saint Etienne, të Francës,  bashkëkombasi i tyre, Liman Meta, është gjetur i vdekur. Ndërkohë që janë po këta shqiptarë që po  ngrejnë dyshime se Meta mund të jetë vrarë dhe se nuk bëhet fjalë për vetëvrasje.

Ata akuzojnë gardianët e burgut francezë se kanë ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj shqiptarit, i cili ishte baba i dy fëmijëve dhe nuk kishte arsye të vriste veten.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Ne qe ju shkruajme jemi nje grup i madh shqiptaresh nga burgu “ La Talaurdiere ” Saint Etienne, France. Sot ne kete burg ka vrare veten nje shqiptar, Ishte vetem 46 vjec dhe baba i dy femijeve. Ndodhej ketu prej 4 muajsh dhe mbahej ne burg padrejtesisht, megjithese nuk kishte prova e fakte kunder tij. 

Gjithmone e kemi ditur  qe greket jane racista , por francezet ju a  kalojne dhe atyre per racizem. Jetojme ne nje burg me kushte mizerabel, lageshti, pa ngrohje dhe me ushqim qe as vendet e botes se 3 nuk e hane.  Shumicen e rasteve ushqimi nuk del per te gjithe te burgosurit dhe shumica e tyre ngelen pa ngrene. Duhet te presim diten tjeter qe te shuajme urine. Punojme gjithe diten si skllever dhe si perfundim as rrogen nuk na e japin te plote sipas rregullave. Nga rroga qe punojme, na mbajne leket per qera(dhomen e burgut), uje, energji elektrike dhe ushqim. Me leket e rroges se paket qe marrim mundohemi te blejme ushqime vet, por edhe ato na I shesin shume here me shtrenjt nga cmimi real I tyre dhe per me teper na I vonojne pafund. Sikur te mos mjaftonin keto racizmi nga ana e gardianeve dhe punonjesve te tjere francez eshte ne kulm. Na percmojne dhe trajtojne shume keq.  Ketu te fusin ne burg padrejtesisht, I zgjasin hetimet pafund dhe te trajtojne si  kafsh dhe jo si qenie njerezore .

Me sjelljen e tyre dhe kushtet e veshtira te jeteses e zhveshin njeriun nga shpresa dhe  dinjiteti , te marrin jeten dhe te shtyjne ne “vetevrasje”. Shoku yne Liman Meta ishte I ri, kishte familje, dy femije qe e prisnin dhe nuk kishte arsye te vriste veten. Sot ne mengjes kur e takuam ishte I qete dhe I qeshur si gjithe ditet e tjera.  Me pare kishte pasur probleme me gardianet te cilet e kane rrahur disa here dhe te gjithe ketu dyshojne qe e kane vrare, dhe jo qe ka vrare veten. Ju lutemi te interesoheni per fatin e tij dhe te gjithe shqiptareve te cilet vuajne denimet ne burgjet jashte Shqiprise, ku na trajtojne ne kushte cnjerezore.  Pas kesaj qe ndodhi asnje nga ne nuk e kane marre ne pyetje per te marr ndonje te dhene apo informacion per shokun tone. Nuk kemi ku te drejtohemi tjeter per fatin tone sepse deri tani as drejtesia dhe as Ambasada Shqiptare ska ndermarre asnje veprim per kete rast. 

Ambasada jone nuk ka reaguar as kur familjaret tane kane shkruar letra per shqetesimet dhe padrejtesite qe na behen duke na lene si gjithmone ne meshire te fatit.  Edhe energji nuk kemi na i kanë fik. Me respekt Shqiptaret e burgut “ La Talaurdiere ” Saint Etienne, France.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY