Vasili ironizon: Qeveria nuk e ka problem që njerëzit të dalin në...

Vasili ironizon: Qeveria nuk e ka problem që njerëzit të dalin në pension edhe 100 vjeç

78
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas diskutimeve të fundit se mosha e pensionit do të ndryshohet, në kuadër të reformave nga qeveria.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se  skema e pensioneve është drejt kolapsit pavarësisht rritjes së moshës me 70 vjeç.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Mosha 70 vjeç dhe fondi pensioneve drejt kolapsit të paralajmëruar. Qeveria thotë, që shqiptarët do dalin 70 vjeç në pension.

Qeveria nuk e ka problem, që njerëzit të dalin edhe 100 vjeç se ngaqë nuk bën vetë asnjë gram punë nuk i kupton dot njerëzit, që punojnë.

Por shumë më rëndë se kjo është shkatërrimi i fondit të pensioneve për shkak te zvogëlimit të frikshëm të kontributeve.

Qeverisë nuk ja ndjen fare për katastrofën dhe kolapsin e fondit të pensioneve që është te pragu i derës.

Qeveria megjithë kryeministër kane merak të zhvasin koncesionet dhe të ikin nga sytë e këmbët, pa le të bjerë në shesh skema e pensioneve dhe lë të mbeten pa buke qindra mijëra njerëz në momentin më delikat e më të vështirë të jetës së tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY