Kjo histori e çuditshme ka konfozuar komunitetin, ndërsa tashmë është shpërndarë në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një incident të ndodhur në Palermo të Sicilisë, në Itali.
Gjithçka nisi kur në repartin e gjinekologjisë, erdhi në jetë një vajzë, ku pas lindjes së saj, u paraqitën tre burra si aspirantë për baballarë.
Që të gjithë mbetën pa fjalë kur panë tre meshkuj të interesuar për të njëjtën grua dhe të njëjtën foshnje.
Në fillim nisën fyerjet dhe më tej edhe kacafytjet. Djemtë ishin të moshës 31-vjeçare. U desh ndëryrhja e policisë për të menaxhuar situatën. Gjithçka u zgjidh nga nëna e fëmijës, një vajzë 24-vjeçare, i cili i identifikoi tre të interesuarit për të dhe fëmijët.
E gjitha kjo ndodhi për shkak të tre lidhjeve sentimentale të vajzës në të njëjtën kohë, pa dijeninë e asnjërit. Nuk dihet se si do ecë lidhja e vajzës, me atë që identifikoi si babanë e foshnjës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/