Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shijak.
Një burrë është lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes.
Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:00 në Shijak ku një 67-vjeçar i ka vënë flakën vetes në rrethana të rënduara psikologjike. Familjarët nuk mundën ta ndalonin.
Ai është transportuar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Mësohet se 67-vjeçari ishte banor i lagjes “Kodër” në Shijak.
Sipas familjarëve vuante nga depresioni prej disa kohësh.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/