Meta në SHBA: Ndryshimi i vetëm kufitar në rajon është zgjerimi i...

Meta në SHBA: Ndryshimi i vetëm kufitar në rajon është zgjerimi i BE

110
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ishte sot i Ftuar Nderi në Senatin amerikan nga Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes, Senatori Jim Inhofe, për të mbajtur fjalën në forumin me temë: “Sfidat e Rajonit të Europës Juglindore dhe përballja me ndërhyrjen nga Rusia”.

Theksin në fjalën e tij, Kreu i Shtetit shqiptar e vendosi tek domosdoshmëria e stabilitetit, paqes dhe sigurisë afatgjatë në rajon duke shprehur hapur qëndrimin e tij tashmë të qartë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Sipas Metës i vetmi ndryshim kufijsh në rajon duhet të jetë zgjerimi i plotë i kufirit europian.

“Shqipëria ka qenë dhe vazhdon të jetë katalizator jetik për të zgjeruar kufijtë e NATO dhe Bashkimit Europian, pasi ato mbeten bazat e stabilitetit dhe begatisë në Ballkanin Perëndimor.

Ndryshimi i vetëm kufitar për të cilin duhet të punojmë ditë e natë në rajonin tonë është zgjerimi i plotë i kufirit europian”, – ka theksuar Meta në fjalën e mbajtur në Senatin amerikan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY