Veza e cila theu rekordin e like-ve në Instagram paska patur tjetër qëllim në të vërtetë.
BBC shkruan se fotografia e vezës në fakt – e cila është fotoja më e pëlqyeshme e Instagram-it ndonjëherë – është pjesë e një fushate ndërgjegjësimi për shëndetin mendor.
Veza, e njohur si Eugene, tani është le të themi si një simbol i “ndjenjës së presionit” për të marrë vëmendjen e dëshiruar. Një mesazh i fundit i postuar së bashku me vezën e thyer këshillon njerëzit të kërkojnë ndihmë nëse ata ndjehen të njëjtën mënyrë, të thyer e të lënduar.
Në imazhin e fundit thuhet: “Phew, unë ndihem shumë më mirë tani, nëse e ndjeni trysninë, vizitoni talkegg.info për të kuptuar më shumë.
Linku që bashkangjitet i adreson ndjekësit të hyjnë në një faqe të re nga ku informohen për një listë të vendeve dhe shërbimeve të shëndetit mendor në dispozicion të njerëzve në ato vende.
Kujtojmë se më shumë se 52 milionë njerëz që kanë pëlqyer tashmë pamjen origjinale, e cila u postua në janar.
Kur u shfaq imazhi i parë i vezës në vend, u duk se kishte qëllimin e vetëm të rrëzimit të Kylie Jenner e cila ishte titulluar si “Mbretëresha e Instagram”./DRONI.al
https://www.instagram.com/p/BtdYQwincYv/?utm_source=ig_embed
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/