Viktima nga gripi, mjekja bën sqarimin e rëndësishëm për situatën delikate

Viktima nga gripi, mjekja bën sqarimin e rëndësishëm për situatën delikate

154
0
Shares

Tre persona kanë humbur jetën në ditët e fundit në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Sanatorium si pasojë e gripit, ndërsa është krijuar një situatë alarmante lidhur me përhapjen e këtij virusi.

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se dy prej personave kanë ndërruar jetë nga virusi sezonal AH1N1 dhe rasti i tretë po verifikohet për të pëcaktuar shkaqet e vdekjes.

Doktoresha Silva Bino në një deklaratë për mediat tha se nuk ka vend për panik, pasi personat që kanë humbur jetën kanë qenë të pavaksinuar.  Gjithashtu mjekja u shpreh se nuk ka vend për panik, pasi gripi sezonal është i ngjashëm me vendet e rajonit dhe të gjithë qytetarët duhet të vaksinohen.

“Gripi në Shqipëri ka intensitet mesatar, por është në rritje. Në dy javët e fundit kemi një rritje të rasteve të gripit. Kjo vihet re në infeksionet respiratore akute. Situata në Shqipëri është e ngjashme me vendet në rajon. Kemi një qarkullim të gripit. Kemi një rritje të gripit AH1N1. Nuk kemi grip derri. Është virus i përfshirë në vaksinën e gripit. Është një vaksinë që në bazë të studimeve që kanë ardhur nga vendet e tjera tregojnë efektshmëri të vaksinës”, tha ajo.

Në Sanatorium ndodhen shumë persona të tjerë në gjendje të rëndë për shkak të gripit sezonal, e mjekët po bëjnë të pamundurën për të shëruar rastet e rënda, që janë mbledhur aty nga i gjithë vendi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY