Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 7 adoleshentët e akuzuar për përdhunimin e minorenes nga Kavaja.
Burime nga Gjykata, bëjnë me dije se 5 prej tyre e mohuan të kenë kryer marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren, ndërsa dy prej tyre kanë pranuar akuzat e ngritura nga Prokuroria.
Të premten, kjo gjykatë kishte vendosur paraprakisht arrestimin e 8 adoleshentëve, nxënës të një shkolle 9-vjeçare në qytetin e Kavajës. Por, policia e ekzekutoi vendimin 24 orë me vonesë, duke arrestuar 7 prej tyre, ndërsa të tetin e kanë shpallur në kërkim.
Kujtojmë se ishte ish-kryeministri Berisha ai i cili bëri publike këtë informacion të dërguar nga qytetari dixhital. Ende sot nuk ka një reagim nga ana e policisë për këtë ngjarje të rëndë. Pavarësisht se adoleshentët janë arrestuar, nuk ka asnjë emër zyrtari të arrestuar, qoftë nga radhët e drejtuesve të shkollës, apo të zyrës arsimore në Kavajë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/