Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kush janë të burgosurit shqiptarë që do i nënshtrohen sistemit të fortë “bis 41”

01/02/2019
Naco shkarkon drejtorin e burgut të Peqinit dhe shefin e sigurisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në burgjet shqiptare nisi aplikimi i regjimit “41-bis”, i cili parashikon izolimin e rreptë për të paktën 270 të dënuar apo persona nën hetim.

Regjimi i huazuar nga sistemi i drejtësisë italiane vjen një ditë pas deklaratës së prokurorit antimafia Federico De Raho, i cili kërkoi bllokimin e lidhjeve me jashtë të krerëve të grupeve kriminale.

Në qelitë e burgjeve shqiptare ka një numër të konsiderueshëm të cilët janë dënuar për vepra të rënda madje dhe raste konkrete ku kanë treguar se mund të drejtojnë grupin edhe pse të izoluar. Shembull është Admir Tafili, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në Korçë.

Në vitin 2015 policia zbuloi një nga bashkëpunëtorët e tij në Tiranë, i cili kryente vrasje me pagesë për llogari të tij. Nga burgjet e sigurisë së lartë drejtonte trafikun e lëndëve narkotike dhe Indrit Dokle. I dënuar me burgim të përjetshëm si pjesë e bandës së Durrësit në vitin 2013, Dokle u dënua dhe me 16 vite të tjera për shkak se nga qelia drejtonte narkotrafikun.

Regjimit të rreptë pritet ti kalojnë dhe emra të njohur të botës së krimit siç janë Aldo Bare dhe Zani Caushi. Ndonëse bandat famëkeqe të vitit 1997 u shkatërruan pritet që kontroll kryesisht në takime apo thirrje telefonike të kenë dhe këta të dënuar.

Një ndër veprat penale e cila kalon automatikisht në regjimin bis 41 është dhe vrasja e funksionarëve të lartë shtetërore. Ndaj dhe Jaho Mulosmani pritet t’i nënshtrohet kufizimeve. Dritan Dajtit, Emiljano Shullazi, por edhe Ervis Martinajt do tu lejohet vetëm një takim familjar në muaj, ndërsa bisedat i nënshtrohen regjistrimit audio dhe video.

Gjithashtu numrit prej 270 të burgosurve do t’u lejohet vetëm një bisedë telefonike në muaj, me kohëzgjatje maksimale dhjetë minuta. Atyre do t’u ndalohet përdorimi i parave, do t’u kontrollohet korrespondenca si dhe do reduktohet qëndrimi në ajrim në mjedise të hapura./a2

 

Tags: burgregjimte burgosur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.